Shqipëria shënon sot 109 vjetorin e pavarësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqipëria shënon sot 109 vjetorin e pavarësisë

    Insajderi
    28 November 2021 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti shqiptar sot shënon 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

    Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

    Me rastin e kësaj dite edhe Kosova do të mbajë disa aktivitete manifestuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark