Bie bora e parë në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie bora e parë në Shqipëri

    Insajderi
    29 November 2021 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm Kukësi është zgjuar i mbuluar nga manteli i bardhë i borës.

    Reshjet e para kanë nisur në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë kështu zyrtarisht dimrin.

    Deri më tani, nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës. Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.

    Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

    Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark