Moti i keq zbeh festën në Durrës, vizitorët braktisin bregdetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i keq zbeh festën në Durrës, vizitorët braktisin bregdetin

    Insajderi
    29 November 2021 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moti i keq ka mbërthyer ditët e fundit gjirin e Durrësit.

    Këtë fundjavë, qyteti bregdetar është karakterizuar nga moti i keq, pas një periudhe të gjatë me mot të qëndrueshëm, që vazhdonte të tërhiqte pushues nga Kosova dhe bota.

    Reshjet e shiut dhe era me drejtim jug-perëndim, me shpejtësi deri 12 milje në orë e kanë zbehur atmosferën e Festave të Nëntorit. Bregdeti ka qenë thuajse i braktisur nga vizitorët.

    Në Gjirin e Durrësit deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur 7 ballë.

    Lundrimet aktualisht janë pezulluar deri në një njoftim të dytë për të gjithë flotën e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël, ndërsa lundrimi i trageteve vijon normalisht. Këtë mëngjes, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark