Digjet një autobus në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një autobus në Shkup

    Insajderi
    29 November 2021 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një autobus dykatësh i NQP-së sonte është kapluar nga zjarri në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Shkup, në afërsi të “Rade Konçar”, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

    Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, ku ndodhet mototi dhe ka përfshirë një pjesë të instalimit.

    Megjithatë, siç thonë nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, shpejtë është intervenuar dhe zjarri është shuar derisa ka qenë në fazën fillestare. Denoncimi për zjarrin tek zjarrfikësit e Shkupit ka mbërritur në orën 18:50.

    Sipas informatave nga shërbimi zjarrfikëse dhe nga MPB-ja, nuk ka të lënduar në zjarr.

    “Nga ana e stacionit policorë ‘Aerodrom’ kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast është konstatuar se është kapluar nga zjarri në një autobus në pjesën e pasme tek motori. Nga ana e Shërbimit zjarrfikës është shuar zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark