Vuçiç e quan “armike të shtetit” / Tepiç ia kthen: Mbetesh gjithmonë kriminel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç e quan “armike të shtetit” / Tepiç ia kthen: Mbetesh gjithmonë kriminel

    Insajderi
    30 November 2021 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nënkryetaren e Partisë për Liri dhe Drejtësi , Marinika Tepic e quajti “armike e shtetit” dhe e ofendoi mbi baza nacionale duke e “cilësuar” si rumune.

    Kjo e fundit kësaj akuze të Vuçiç, iu përgjigj se “kur je njëherë kriminel, mbetesh gjithmonë kriminel”.

    Vuçiç hodhi akuza të rënda duke thënë se “Tepiç nuk ka lënë gjë pa bërë kundër shtetit” dhe vazhdoi të fliste mbi baza “kombëtare” të saj.

    Ndërkaq i menjëhershëm ishte reagimi i bartëses së listës së koalicionit opozitar.

    “Vuçiç vazhdon të mbjellë gjak të keq mes njerëzve. Mua më deklaron armike të shtetit pas bashkimit të opozitës, por edhe prindërit e mi”, shkroi ajo në Twitter.

    “Ai dërgoi drejtorin e tij të Televizionit Pink këtë mëngjes. Përndjekësi është në gjumë, por unë jo. Ne po dërgojmë 100 për 1 në histori. Kur je njëherë kriminel, mbetesh gjithmonë kriminel”.

    Marinika Tepiç, është përzgjedhur bartëse e listës në Zgjedhjet Parlamentare që mbahen në prill në Serbi, pasi u arrit koalicioni mes tre partive më të mëdha opozitare.

    Partia për Liri dhe Drejtësi, Partia Popullore dhe Partia Socialdemokrate u bënë bashkë në garën kundër Vuçiç./AlbanianPost


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark