Arrestohen shtatë persona të dyshuar për krime lufte në Bosnjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen shtatë persona të dyshuar për krime lufte në Bosnjë

    Insajderi
    03 December 2021 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar të premten, 3 dhjetor, shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

    Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet.

    Ende nuk janë dhënë hollësi tjera.

    Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë.

    Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

    Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje- Hercegovinën./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark