
GjanFranko Fantinel në intervistë ekskluzive dhënë për InDoks, pretendon ka rënë pre e mashtrimit nga biznesmeni kosovar nga Theranda, Haziz Tafaj.
Fantineli thotë se ka investuar afërsisht 8.119.000. E këto para sipas tij shkuan në xhepin e Haziz Tafajt.
Për biznesmenin kosovar, Fantineli thotë se është pjesë e një grupi kriminal, mafioz, që është i lidhur me sistemin e drejtësisë dhe politikën.
“Deri më sot, investimi i bërë nga Fantinel është afërsisht 8.119.000 €, siç parashikohet nga spin-off. Problemi i madh që u ngrit menjëherë ishte Tafaj Aziz (përfaqësues i QMI), i cili me mbështetjen e politikanëve, njerëzve në sistemin e drejtësisë dhe njerëzve të “biznesit të keq” bëri gjithçka që Fantinel të mos mund ta realizonte këtë projekt pasi kishte investuar dhe arritur. 70% e kompanisë Agrokosova”, tha ai në intervistë për InDoks.
Ai thotë se Tafaj kishte përdorur dokumentacion të rrejshëm.
“Agjencia e privatizimit (AKP) dështoi, pas përpjekjeve të shumta të auditimit, me tre kompani ndërkombëtare, për të përfunduar privatizimin pasi dokumentacioni i investimeve të QMI-së ishte i rremë dhe i pa-gjurmueshëm”, ka deklaruar Fantineli.
Gjatë kësaj interviste, GjanFranko Fantinel ka rrëfyer për InDoks në detaje se si vendosi të vinte për të investuar në Kosovë shumë vite para se vendi të shpallte pavarësinë. Në zyrën e tij, në një qytetëz afër Venecias në Itali, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe një nip që beson se do ta trashëgoi me familjarë të tij, holldingun prej dhjetar biznesesh të familjes Fantinell, ai rrëfen vështirësitë që i hasi në Kosovën e pas pavarësisë, prej ndalimit për të hyrë në vend e deri të, siç thotë ai, marrja e jashtëligjshme e aksioneve të kompanisë për të cilën investoi ndër vite mbi 8 milionë euro.
“Në Kosovë arrita përmes të njohurit të Giuseppe Doimo, president i Doimo Group (industritë e mobiljeve). Ai na informoi për mundësinë për të marrë pjesë në Kosovë në një tender për caktimin e një kantine me bodrum përkatës (NBI Suharekë)”, u shpreh ai.
Fantineli tregoi se cili ishte qëllimi i investimit. Teksa sqaroi fillimisht se si i kishin të ndara aksionet me kompaninë e Tafajt (QMI).
InDoks për krejt akuzat që në intervistë ia bënë GjanFranko Fantinell Haziz Tafajt, e ka kontaktuar këtë të fundit për ti komentuar. Në vend të prononcimit, një avokat i tij ka dërguar një përgjigje me shkrim.
“Pretendimet e ngritura në intervistën e z. Fantinel janë tani më pretendime të konsumuara, sepse të njëjtat ishin objekt shqyrtimi në gjykatat kompetente e për të cilat gjykatat e të gjitha instancave në Kosovë kanë vendosur në mënyrë meritore. Ngase gjykatat për çështjen kanë vendos meritorisht , Ligji për Avokatinë dhe Kodi i Etikës nuk lejon të komentohen Vendimet përfundimtare të gjykatave. Askush nuk e ka të drejtën të mbivendos në çështjet gjyqësore RES JUDICATA. Në kontekst të kësaj, askush nuk e ka të drejtën të krijon opinione ndryshe nga arsyetimet ligjore të cilat i kanë dhënë gjykatat e të gjitha instancave”, thuhet në përgjigjen e avokatit të Haziz Tafaj.
InDoks Promo | Mashtrimi i madh – Dokumentari i plotë: