36-vjeçarja shqiptare arrestohet pasi ju gjetën 450 kg kanabis, dikur ishte aktiviste në luftën kundër drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    36-vjeçarja shqiptare arrestohet pasi ju gjetën 450 kg kanabis, dikur ishte aktiviste në luftën kundër drogës

    Insajderi
    04 December 2021 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jona Mullaraj, 36-vjeçarja e arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës, ishte një aktiviste në luftën kundër lëndëve narkotike.

    Lajmi bëhet i ditur nga mediat sitaliane Sipas të cilave , në fillim të këtij viti, e reja nga Shqipëria mori pjesë në një aktivitet që kishte pikërisht në fokus luftën kundër trafikut të drogës.

    Shtohet ndër të tjera se aktiviteti është zhvilluar në zonën e Groane Park në Lombardia ku morën pjesë dhe një sërë personalitetesh politike, duke përfshirë dhe Presidentin e Rajonit, Attilio Fontana.

    Lidhur me arrestimin e 36-vjeçares, ka folur gjithashtu dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo teksa shprehet se ka mbetur i surprizuar nga akuzat e ngritura ndaj saj.

    Ai thotë se Mullaraj ka qenë gjithmonë në takimet e zhvilluara në këtë rajon për luftën kundër drogës.

    “Ajo ishte një person shumë normal, nuk më bëri kurrë të dyshoja për diçka. Ajo merrte pjesë dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak përpara pandemisë, kur ishte e hapur dhe për qytetarët e thjeshtë. Nëse e thërrisje, ajo vinte gjithmonë” – tha Cattaneo.

    Hetimet e karabinierëve filluan pranverën e kaluar kur pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vjedhjen në një garazh. Kur efektivët shkuan në garazh, gjetën dhe sekuestruan 450 kg kanabis.

    Vjedhja e garazhit ishte inskenuar nga një 45-vjeçar teksa ky i fundit e ka tradhëtuar shqiptaren. Jona Mullaraj edyshohet se duhet ta ruante lëndën narkotike


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark