Vetura godet 67 vjeçarin, vdes në vend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet 67 vjeçarin, vdes në vend

    Insajderi
    05 December 2021 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot, ku një veturë e ka goditur për vdekje një 67 vjeçar.

    Policia sqaron se një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale T. D., ka përplasur këmbësorin me iniciale E. M., banues në Tiranë, i cili  ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Lidhur  me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme./tvklan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark