Gjatë emisionit Fan Club ku flitet sigurisht për Big Brother, prezantuesja Dojna tha se i kishin dërguar ftesë nënës se Trixes, Antigona për të qenë pjesë e studios por ajo nuk ka qenë në gjendje të vije.
“Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha Dojna Mema.
Ne studio ndodhej nena e Oriola Marashit e cila tregoi se është munduar te flasë me Antigonen dhe i beri thirrje publikut qe te mos e dënojnë Beatrixen.