​Miratohet Projektligji për identifikim elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Miratohet Projektligji për identifikim elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike

    Insajderi
    06 December 2021 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

    Po ashtu, në shqyrtim të dytë miratimin e deputetëve e ka marrë edhe Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, ku për kanë votuar 66 deputetë, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

    Në këtë seancë ishte paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për inspektimet dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, por që në mungesë të ministrave për t’i paraqitur këto dy projektligji janë shtyre për seancën e radhës.

    Në mungesë të kabinetit qeveritar nuk është trajtuar as raporti vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark