Jasharaj me ftesë për Albin Kurtin: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj me ftesë për Albin Kurtin: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni

    Insajderi
    06 December 2021 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e kryeministrit Kurti se duhet të ketë ndryshim tek krerët e sindikatave në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.

    Së fundmi, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i atakuar sindikata ka shkelur ligjin për organizimin sindikal.

    Jasharaj madje e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet anëtar i SBASHK-ut, nëse punët si kryeministër nuk po i mjaftojnë.

    “I nderuar Ramabaja, kryeministri I Kosovësi nuk e ka asnjë drejtë, madje e ka shkelur ligjin mbi organizimin sindikal, duke atakuar sindikatat. Nëse ai i pëlqen sindikata, dhe nuk i del boll detyra që e ka si kryeminisër, dhe ka lën plot premtime të parealizuar. Unë po ja jepi një mundësi le të bëhet anëtari i SBASHK-ut, pastaj e fiton të drejtën që të votojë dhe të jetë kandidat për t’u zgjedhur”, shtoli Jasharaj.

    Ai madje tha se tendencat e Kurtit për t’i kapur sindikatat do t’i shkojnë huq.

    “Tendenca e tij për t’i kapur sindikatat do t’i shkojë huq”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark