Shqiptarit nga Anglia i kapen 489 bimë narkotike, pas arrestimit ai vjen me arsyetim qesharak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarit nga Anglia i kapen 489 bimë narkotike, pas arrestimit ai vjen me arsyetim qesharak

    Insajderi
    07 December 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi apo siç njihet rëndomtë “shtëpi bari”.

    I arrestuari është Malbor Luzi, i cili doli para gjykatës së Leeds pasi u kap me 489 bimë narkotike që i kultivonte brenda një dhome. Bimët ishin në faza të ndryshme të rritjes që tregon se ishte një investim në vazhdim e sipër.

    Jessica Heggie, proceduese, tha se bimët ishin në gjendje të prodhonin kanabis me një vlerë prej 268,950 paund.

    Shtëpia ishte e pajisur me pajisje të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje. Në shtëpi ishin vendosur freskuesit e ajrit për të parandaluar që era e kanabisit të dilte jashtë.

    Luzi, në momentin e arrestimit posedonte një celular, para cash, një kartë bankare dhe një kartë identiteti. 33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët.

    Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u burgos për dy vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark