
Dega e Pdk-së në malisheë vazhdon të mbetet pa kryetarë qe nga fundi i nëntorit.
Nënkryetari i kesaj dege Halit Zogaj ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me mënyrën dhe afatin e zgjedhjes së kryetarit të degës dhe se dega po pret nga kryesia qëndrore për zgjidhjen e kësaj çështje.
Ndërkaq sekretari organizativ i Pdk-së në nivel qendror ka bërë me dije se për momentin nuk ka ndonjë vendim.
“Kryesia e degës është funksionale, ajo i ka nënkryetarët dhe sekretarin organizativ dhe nuk ka ndonjë ngecje në funksionim”, ka theksuar Gjoshi. Transmeton Koha
Ai ka bërë me dije se së shpejti do të marrin nje vendim për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie në këtë qytet.
Zgjedhjet e fundit të brendshme brenda PDK-së janë mbajtur në vitin 2019 dhe në situata normale ato sipas statutit mbahen çdo 4 vjet.