Kryeministri Albin Kurti shpreh ngushëllime familjes Zymberi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Albin Kurti shpreh ngushëllime familjes Zymberi

    Insajderi
    08 December 2021 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi për ndarjen nga jeta të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi.

    Ngushëllimi i plotë i kryeministrit Kurti:

    “Me Bacën Rremë jam takuar në vitin 1999, në Burgun e Pozharevcit, ku kemi qenë për një vit bashkë. Jemi takuar shumë herë në vitet pasuese.

    Më 29 maj 2021, Baca Rremë, bashkë me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës, më patën vizituar në zyrë.

    Sivjet u patëm takuar edhe në Dubovc të Vushtrrisë, më 26 korrik, në 10-vjetorin e rënies së Enver Zymberit, i cili dha jetën në krye të detyrës si pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

    Pas homazheve dhe vendosjes së luleve të freskëta te varri i Enverit, pata vizituar edhe familjen Zymberi.

    Baca Rremë jetoi me ndjenjën e lartë të patriotizmit, me të cilin i ushqeu e rriti edhe pasardhësit e tij, që me nder kontribuan e vazhdojnë të kontribuojnë për Republikën e Kosovës.

    Jeta dhe veprimtaria e tij ishte dhe do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që lartësojnë vlerat e kombit dhe i mishërojnë ato në punë e angazhim për atdheun.

    Ai ishte shembulli i njeriut atdhedashës, trim e i qëndrueshëm, punëtor dhe dashamirës, me përkushtim të pakursyer për Kosovën. Të tillë do ta kujtojmë përherë”.

    Enver Zymberit, u vra në vitin 2011 gjatë aksionit të policisë në veri të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark