Insajderi
Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Insajderi
08 December 2021 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është dërguar për trajtim mjekësor pas një aksidenti që ka ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qershitë e Llapashticës”.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark