
Rrugëtimi i këngëtarit, Valon Shehu në Big Brother Vip për çmimin e madh prej 100 mijë euro mori fund javën e kaluar.
Shehu ka qëndruar vetëm 9 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe largimi nga aty ishte befasi për fansat e tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Me keqardhje këngëtari shprehet se do të dëshironte që eksperienca e tij të vazhdonte edhe më gjatë ndërsa pranoi se debati me Antonelën mund ta ketë penalizuar.
“Për mua ka qenë një eksperiencë e veçantë edhe shumë ndryshe në krahasim me festivalet edhe si artist që jam mësu me performu. BigBrother më mësoi që duhet me qenë një artist 24 orë edhe në jetën private”, është shprehur këngërtari.
Tutje ai thotë se vëzhgimi 24 orë i kamerave nuk është i lehtë për banorët që janë brenda, e ata nganjëherë mund të dalin edhe jashtë vetës.
“Disa gjëra nuk janë të njëjta ashtu siç shihen nga jashtë, disa gjëra janë plan-program se vet fakti që është 24 orë mundet me pas ndonjë devijim, por gjithësesi është i përafërt si nga ana e publikut si brenda Big Brother”, ka thënë Shehu.
Ndonëse ishte vet pjesë e shtëpisë së famshme, këngëtari tregon se kush po e bën lojën më të mire, për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur: