
Sot, Gjilani është bërë me kryetar të ri. Vendin e Lutfi Hazirit e ka zënë Alban Hyseni.
Haziri i cili sot dorëzoi detyrën e tij, ka shkruar disa fjalë në Facebook.
Mes tjerash është pajtuar se do të bashkëpunojë me Hysenin, duke u shprehur se është edhe kryetari i tij.
“Jam i lumtur që pas një shërbimi për më shumë se 13 vite si kryetar i Gjilanit në kohë të ndryshme, sot po e përfundoj mandatin e katërt të rregullt dhe po e dorëzoj tek kryetari i zgjedhur, z. Alban Hyseni, i cili do të jetë kryetar i të gjithëve, duke përfshirë edhe kryetar i imi”, ka shkruar Haziri në Facebook.
“I uroj shëndet dhe, mbi të gjitha, lutem që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij në lidership në Gjilan nënkupton ecje përpara në zhvillim e prosperim, jo stagnim”, thotë ai.
Ndërkohë, Haziri ka thënë se ai ka marrë një rrugë tjetër politike.
“Unë edhe ashtu kam marrë rrugë tjetër politike që do të jem në funksion sërish të angazhimit tim, por i sigurova që roli ynë ka me qenë kontruktiv, mbështetja ka me qenë e sinqertë dhe angazhimi ynë ka me qenë mbi bazë të interesit të qytetit, komunës e të nahisë sonë!”, tha ai.
/Insajderi.org