19-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, nëna rreh të miturën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    19-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, nëna rreh të miturën

    Insajderi
    09 December 2021 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se para një muaji ka kryer marrëdhënie seksuale me një mitur 13-vjeç. E mitura më pas është rrahuar edhe nga nëna e saj R. S., 42 vjeçe. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga policia.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

    Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.

    Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark