
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin për Demokraci, që filloi sot, nikoqir i të cilit është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Osmani tha se demokracia është themel i shtetësisë së Kosovës, duke përmendur edhe presidentin Ibrahim Rugova dhe tri shtyllat e shtetit që i synonte ai.
Në fjalimin e saj para këtij Samiti, Osmani përmendin presidentin historik, Ibrahim Rugova.
Osmani dha edhe tri premtimet e Kosovës për të forcuar demokracinë.
1.Ne do të forcojmë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit dhe një procesi të vettingut, i cili do t’i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë. Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimin e qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm.