Përmbytje në Shqipëri, bllokohen rrugët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbytje në Shqipëri, bllokohen rrugët

    Insajderi
    09 December 2021 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrugët e qytetit të Vlorës janë përmbytur këtë të enjte pas shirave të rënë gjatë ditës.

    Në aksin rrugor Vlorë-Radhimë ka pasur rrëshqitje të dherave në rrugë, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve. Lagjet e qytetit, veçanërisht “Albano dhe Romina“, lagjja “Partizani” dhe rruga pranë Bibliotekës së qytetit janë përmbytur.

    Policia rrugore e Vlorës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të shiut në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka pasur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.

    “Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark