
InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi, ka arritur të sigurojë videon nga momenti ku shihen hetuesit e Inspektoratit Policor derisa po përcillnin dhe dokumentonin krimin e kontrabandës.
Sipas dosjes së hetuesisë, për muaj me radhë, hetuesit e IPK-së kishin përcjellë kontingjente të tëra të gjedheve që kontrabandoheshin përmes kufirit, dhe silleshin ilegalisht për tu shitur nëpër disa mishtore nëpër Kosovë.
Në këtë krim pashmangshëm hise kishin zyrtarët policor që tashmë janë nën aktakuzë. Vlera e mallit ishte mijëra euro çdo natë.
Po për këtë krim, të sjelljes së gjedheve të kontrabanduara, e që pa asnjë kontroll nga autoritetet kosovare përfundonin si ushqim tek qytetarët e Kosovës, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuzë kundër disa pronarëve të mishtoreve.
Sipas hetuesisë, pronarët e mishtoreve veçse e dinin që gjedhet që po i merrnin ishin rezultat i krimit: të kontrabanduara në kufi dhe pa kontroll nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
InDoks | Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon: Dokumentari i plotë: