Delegatëve të PD-së iu vijnë mesazhe misterioze: “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegatëve të PD-së iu vijnë mesazhe misterioze: “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën”

    Insajderi
    11 December 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në telefonat e delegateve të PD-së kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e sotëm në “Air Albania”.

    Në transmetimin Live që Ora News solli, një qytetar denoncoi mesazhin e mbërritur në telefonin e tij.

    Në mesazh shkruhej “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një të shpallur “non grata”.

    Nuk dihet se nga cili numër është dërguar mesazhi, pro qytetari thotë që ja kanë dërguar në orën 3 të mëngjesit. Qytetari e cilësoi shumë të drejtë lëvizjen e zotit Berisha.

    Qytetarët të pyetur nga Ora News në transmetimin maratonë e kanë komentuar lëvizjen e Berishës shumë të drejtë dhe një lëvizje që ka zgjuar popullin nga gjumi.

    Ndërsa një tjetër tha se rruga e Amerikës është e gabuar.

    “Ne kemi një vërejtje për Escobarin, ai erdhi nga Amerika dhe shkoi hëngri bukë me të korruptuarit. Kjo nuk është Amerika e sotme, Amerika e sotme është në rrugë në gabuar sepse PD-ja e sotme nuk ka nevojë që t’i fusin hundët këta,” ishte reagimi i një qytetari të pyetur nga Ora News.

    Në Kuvendin Air Albania ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

    Shiko edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark