Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë dhe largohen familjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë dhe largohen familjet

    Insajderi
    12 December 2021 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Vjosa.

    Raportohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur shtëpitë në fshatin Fitore.

    Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorët janë njoftuar të marrin masa për evakuim.

    Deri më tani janë larguar 11 familje, ndërkohë që vijon të ketë rritje të prurjeve në lum.

    Situatë problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë prej disa ditësh paraqitet dhe në Himarë. Lumi Shushica ka shkatërruar tërësisht urën e fshatit Kallarat./tch/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark