Nesër në TKK mbahet leximi skenik i dramës “Era”, me aktorët Fatlume Bunjaku, Labinot Lajçi, Mirsad Ferati dhe Ekrem Sopi - Insajderi
×
Kulturë

Nesër në TKK mbahet leximi skenik i dramës “Era”, me aktorët Fatlume Bunjaku, Labinot Lajçi, Mirsad Ferati dhe Ekrem Sopi

Insajderi
12 December 2021 - 15:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër, e hënë (13. 12. 2021) me fillim nga ora 14:00 në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar, do të bëhet leximi skenik i dramës “Era”.

Aktorët që do e lexojnë këtë lexim skenik janë: Fatlume Bunjaku, Labinot Lajçi, Mirsad Ferati dhe Ekrem Sopi. Ndërkaq autore e dramës është Albana Muja.

“Era” është njëra nga fitueset e konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” të vitit të kaluar. “Era” flet për pasojat e pasluftës në një familje e cila jeton në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Ky event është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark