Miratohet Projektligji për Marrëveshjen Financiare IPA 2016 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Miratohet Projektligji për Marrëveshjen Financiare IPA 2016

    Insajderi
    13 December 2021 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

    Me unanimitet të plotë, ata miratuan Projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 me Bashkimin Evropian dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Zvicrës për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në Kosovë.

    Gjatë seancës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se përmes këtij amandamenti, mundësohet shtyrja e afatit përfundimtar dhe ekzekutimit të projekteve të cilat mund të mos i kryen vendi me kohë për shkak të COVID-19.

    Ndërsa, sa i përket menaxhimit të resurseve ujore, ai tha se në bazë të marrëveshjes me Zvicrën, kjo e fundit do të japë 18.9 milionë euro.

    “Marrëveshja parasheh zhvillimin e një programi i cili siguron krijimin e një kornize funskionale të integruar për mbrojtën, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe shpërndarjen e resurseve ujore për konsumatorët në Kosovë. Ky program pritet të zhvillohet në tri faza në periudhën 2021-2031”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark