Gastronomët të mërkurën protestojnë para Qeverisë: Boll ma - Durimit tonë i ka ardhur fundi! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët të mërkurën protestojnë para Qeverisë: Boll ma – Durimit tonë i ka ardhur fundi!

    Insajderi
    13 December 2021 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë e Turizmit të Kosovës kanë paralajmëruar se të mërkurën do të mbajnë një protestë përpara Qeverisë për shkak të pakënaqësisë me masat e reja.

    Nga kjo shoqatë kanë bërë me dije se edhe grastronomët e Gjakovës, Rahovecit, Klinës e Malishevës, janë më shumë se kurrë të mobilizuar në mbrojtje të së drejtës së tyre, në përkrahje të protestës “BOLL MA”, të SHGK-së OHTK-së!

    “Shihemi të mërkurën, në ora 13:00, para Qeverisë! BOLL MA – Durimit tonë i ka ardhur fundi!”, thuhet në njoftimin e shoqatës së publikuar në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark