Për 41 vite me radhë, Serbinë nuk e vizitoi asnjë kryeministër britanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 41 vite me radhë, Serbinë nuk e vizitoi asnjë kryeministër britanik

    Insajderi
    13 December 2021 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetin e Serbisë nuk e ka vizituar asnjë kryeministër britanik për më shumë se 41 vjet.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili gjatë takimit të sotëm në Londër të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në një takim dypalësh me shefen e diplomacisë britanike, Liz Truss, ka diskutuar edhe për mundësinë e shkuarjes së saj në Serbi, që do të ishte vizita e parë e një ministri të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Beograd pas pothuajse një dekade.

    Blic.rs shkruan se Selakoviq e ka përcjellë edhe ftesën e hapur të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministres, Ana Brnabiq, për vizitën e kryeministrit britanik, Boris Johnson, në Serbi, duke kujtuar se për më shumë se 41 vjet nuk e ka vizituar Beogradin ndonjë kryeministër britanik, transmeton Klan Kosova.

    Kujtojmë se Margaret Thatcher ishte kryeministrja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar që e vizitoi kryeqytetin serb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark