Ku i mori Sali Berisha 1 milion euro për financimin e Foltores? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku i mori Sali Berisha 1 milion euro për financimin e Foltores?

    Insajderi
    13 December 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë, është me të vërtetë i pakorruptuar sic thotë ai, atëherë duhet të tregojë nga i mori paratë për financim të “Foltores”.

    Latifi thotë se Berisha nuk përfaqëson ndryshim në Shqipëri por vetëm është vazhdimësi e së kaluarës dhe kokëfortësisë së tij për të mos lëshuar pushtetin.

    “Kjo që ka ndodhur kohët e fundit tregon se Sali Berisha ka qenë de-facto kryetar i PD-së dhe Basha nuk kishte pushtet asnjëherë mbi partinë”, thotë ai.


    “Nëse do të na vërtetojë se me të vërtetë nuk është i korruptuar dhe se është lider duhet të tregojë nga i mori 1 milion euro për financim të kampanjës së tij që filloi para gati një muaji. Pse nuk e shpalos këtë”, thotë ai.

    Latifi po ashtu thotë se ajo që ka ndodhur në PD do të dërgojë në përçarjen e partisë dhe se fituesi i vetëm i kësaj është Edi Rama dhe PS-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark