Konfirmohet: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur, drejtori i Gjinekologjisë: Dukuri e zakonshme! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konfirmohet: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur, drejtori i Gjinekologjisë: Dukuri e zakonshme!

    Insajderi
    13 December 2021 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e mitur, 16 vjeçare është duke u trajtuar në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndonëse, shqetësuese si dukuri drejtori i kësaj klinike thotë se është bërë e zakonshme për ata.

    Jakup Ismaili në prononcim për Gazetën Insajderi, ka konfirmuar se 16 vjeçarja është duke u trajtuar në repartin e Gjinekologjisë.

    Për këtë thotë se janë njoftuar edhe organet kompetente meqenëse.

    “Për çdo ditë në gjinekologji pranohen paciente për me ardhë, me u trajtu e mjeku edhe me lind nën moshën 16 vjeçare kjo nuk është risi, për ditë vinë. Po edhe sot edhe dje edhe javën e kalume kanë lindur të mitura të vitit 2005”, ka deklaruar Ismaili për Insajderi.

    “Për secalin rast ne e njoftojmë punëtorin social, policinë merret në pyetje prindi, krejt – kjo është procedurë si të hin në pranim merren këto të dhëna, sepse ato nuk kanë letërnjoftim, vetëm certifikata vinë me burra me prind – Policia pastaj e merr deklratën punëtori social dhe pastaj vendoset se çka me u bë”, u shpreh ai.

    Drejtori është shprehur se si mjekë vetëm kryejnë shërbimin e tyre.

    “Ne detyrohemi me kry shërbimin tonë, me i ndihmu në lindje kaq”, tha ai.

    Se një e mitur është duke u trajtuar në Gjinekologji për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Të njëjtit përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se “Sot gjatë ditës e kemi pranuar këtë informacion , dhe të njëjtin po e trajtojmë në koordinim me organet kompetente”.

    /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark