
Lëvizja Vatra ka deklaruar se personi që po e kërcënon udhëheqësin e tyre, Kushtrim Kadriun është Nexhat Sylejmani.
Përmes një reagimi në Facebook, nga kjo lëvizje kanë thënë se “Zjarrfikësi që dikur ishte militant i PDK- së e tani i VV-së, kërcënon liderin e Vatra- s Kushtrim Kadriun”.
Ndërkohë, thuhet se ka disa muaj që po fyhen pandërprerë, derisa të premten edhe u kërcënua nga siç i referohen ata punëtori i zjarrefikjes në Gjilan Nexhat Sylejmani.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Zjarrëfiksi që dikur militant i PDK- së e tani i VV-së, kërcënon liderin e Vatra- s Kushtrim Kadriun
Ka disa muaj që po fyhemi pandërprerë, derisa të premtë edhe u kërcënova nga punëtori i zjarrëfikjes në Gjilan Nexhat Sylejmani.
Me sa dimë, punëtorët e zjarrëfikjes nuk kanë të drejt fare të merren me politikë e të shprehin qëndrime politike, pasiqë janë pjesëtarë të sigurisë.
Por, me sa duket kjo nuk vlenë për z. Sulejmanin, i cili deri këtë vit ishte me PDK- në, kurse në këto zgjedhje kaloi në VV ku dhe e kandidoi kunatën e tij Selvete Sylejmani për asamble komunale në listën e VV- së, e cila edhe humbi.
Me këtë person kurrë nuk kam patur ndonjë komunikim, por më kujtohet që para disa viteve më pati ardhë në zyre duke m’u lutur që t’ia ndimoja në interesat e tijë familjare.
Bile e tepronte me lutje e servilosje duke e ulur veten, megjithatë, unë e trajtova mirë.
Unë nuk i kam faj z. Sulejmanit që i kishte pritur votat e luginasve, të cilët më votuan mua e jo kunatën e tijë.
Për komandantin e zjarrëfikësve të Gjilanit kam disa pyetje:
Lexo edhe: