“A të japin në katun”, Dan Morina tregon komentet e grave derisa ai gatuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “A të japin në katun”, Dan Morina tregon komentet e grave derisa ai gatuan

    Insajderi
    14 December 2021 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasioni i tij është ndryshe nga ato të zakonshmet që jemi mësuar t’i shohim. Dan Morina nga Klina recetat e ndryshme të gatimit tashmë po i ndanë me ndjekësit e tij.

    Kjo ka bërë që ai të ketë një numër të madh të ndjeksve në rrjete sociale, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo çka e bën më të veçantë Danin është për faktin se rrallë shohim një djalë të ri duke promovuar pasionin në kuzhinë.

    Përkrahjen më të madhe e mori nga familjarët e tij, ndërsa suksesin më të madh e shënoi në kohën e pandemisë.

    Derisa 23 vjeçari gatuan në kuzhinën e tij merr komente të ndryshme nga ndjekësit, sidomos nga gjinia femrore.

    “’A të jepin në katun, koke djalë për shpi’, këto janë disa nga komentet që marrë më së shpeshti nga gratë, ka disa nga ato që kërkojnë edhe detaje për gatimet e mija”, është shprehur Morina.

    Pasioni në kuzhinë tashmë po i kalon kufijtë tek 23 vjeçari, pasi ai tashmë po bën gati hapjen e një resaturanti ku ju do t’mund t’i shijoni ushqimet e tij.

    Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark