Kaq qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

    Insajderi
    14 December 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 235 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

    Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja, të cilat kanë hyrë në fuqi të hënën e javës së kaluar.

    Në kuadër të këtyre masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

    Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka thënë se këto masa janë marrë pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe gjendjes epidemiologjike në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark