Kush është vrasësi shqipar që kërkohet në 194 shtete të botës nga Interpoli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është vrasësi shqipar që kërkohet në 194 shtete të botës nga Interpoli

    Insajderi
    14 December 2021 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muharrem Llani është një nga 69 shqiptarët, që kërkohet në 194 shtete të botës, e për të cilin Interpol ka publikuar foton e vetme që disponon për të. Llani kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, por sipas procedurave, në rast arrestimi ai së pari do të jetë subjekt gjykimi në Shqipëri, si vendi në të cilin ka kryer krimin.

    Në faqen zyrtare të Interpol, për Muharrem Llanin shkruhet se akuzohet për vrasje me paramendim. Në fakt, edhe në dosjen që ndodhet në Shqipëri, thuhet se ai bashkë me vëllain janë akuzuar dhe dënuar me nga 25 vjet secili për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë). Në vitin 2012, sipas dosjes dy vëllezërit qëlluan për vdekje Arjan Shkretën dhe plagosën rëndë vëllain e tij, Leli Shkreta.

    Kur Interpol të fut në "rreth të kuq"/ Muharrem Llani,

    Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, i cili është zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sepse, nuk ishte funksionale as gjykata e krimeve të rënda dhe as gjykata speciale asokohe, Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor të dy të pandehurve për vrasjen e shtetasit Arjan Shkreta, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, (viktimat vëllezër me njëri-tjetrin), ngjarje e cila ka ndodhur në datë 4 nëntor 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Rrethit Kurbin.

    Ndërsa për vëllain e Muharremit, Jetmirin ka një dosje në Itali, për krime edhe më të rënda, që nisin me vrasje e deri në pengmarrje e shfrytëzim prostitucionit./TopNews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark