Kriza me energji elektrike po thellohet, Qeveria kërkon miratim nga presidentja për kredi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kriza me energji elektrike po thellohet, Qeveria kërkon miratim nga presidentja për kredi

    Insajderi
    15 December 2021 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi.

    Këtë lajm e dha sot në konferencë për media kryeministri Albin Kurti, i cili tha se kriza energjetike është bërë e papërballueshme.

    “Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”, deklaroi Kurti.

    Kurti paraprakisht ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark