Shpërthyen shakatë me ruajtjen e energjisë përmes ‘joystickat e Playstation’, reagon ministrja e Ekonomisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthyen shakatë me ruajtjen e energjisë përmes ‘joystickat e Playstation’, reagon ministrja e Ekonomisë

    Insajderi
    15 December 2021 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook pati rekomanduar këshilla se si të kursehet energjia elektrike, duke thënë se nuk  duhet të lihen në rrymë pajisjet elektronike siç janë “konsoloa e video-lojërave”, ose ndryshe siç njihet nga të rinjtë “joystickat e Playstation”.

    Pas këtij shkrimi të Rizvanollit, në rrjetet sociale shpërthyen shakatë, e lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Ekonomisë, duke thënë se konsullat e videolojrave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që është menduar.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka komentuar debatin e krijuar pas apelit për kursim të energjisë, ku përmendeshin edhe konsolat e videolojërave.

    Ajo, mes tjerash, ka dhënë edhe më në detaje se sa mund të konsumojnë energjinë elektrike elemente të tilla mjaft të përdorueshme.

    ”Konsolat e videolojërave shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar. Më saktësisht PlayStation 4, 8.5watt në Standby, Xbox One 15.7watt, Nintendo Switch 7.5 deri në 18 wat gjatë akumulimit”, u shpreh ajo.

    ”Gjenerata e re e videolojërave mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e energjisë gjatë kohës kur ato nuk janë duke u përdorur”.

    ”Siç ndodh nganjëherë, gjërat shpesh banalizohen, por dua t’ju siguroj se çkado që keni lexuar në postimet tona, nuk është diçka që ne e kemi shpikur. Këto janë citime në bazë të ekspertëve dhe gjërave që kemi matur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark