Gjermani, kosovari vdes duke ikur nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermani, kosovari vdes duke ikur nga policia

    Insajderi
    23 March 2016 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Gjermani në tentim për të ikur nga policia.  Njëri nga ta është një kosovar.

    Ngjarja ka ndodhur kur ngasësi i veturës, pas kërkesës që policia i bëri të ndalej, nuk është ndalur dhe ka vazhduar ikjen me shpejtësi.

    Para kësaj, vetura e markës Mercedes ishte duke ecur me 182 kilometra në orë në vend të 120, sa lejohej në atë rrugë dhe kështu ishte fotografuar nga radari.

    Në vazhdim, makina, pa e ulur shpejtësinë, ka vazhduar në drejtimin Reutlingen/Tübingen, transmeton albinfo.ch. Pak më pas, automobili i dalë nga kontrolli, ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës dhe ka kaluar matanë duke u përplasur në dy kamionë të parkuar, njofton albinfo.ch.

    Personi i dytë i vdekur është një shtetas gjerman kurse një tjetër nuk është identifikuar ende./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark