KQZ: Sot shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ: Sot shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash

    Insajderi
    16 December 2021 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

    Pas numërimit të votave me postë, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark