​Shqiptohen 331 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Shqiptohen 331 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

    Insajderi
    16 December 2021 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

    Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës shqiptoi 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

    Masat antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi nga 6 dhjetor.

    Kujtojmë që në pjesën e dytë të muajit gusht u vendosen masat antiCOVID-19 meqë kishte filluar të përhapej me shpejtësi varianti Delta i cili mori jetën edhe shumë qytetarëve.

    Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

    Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

    Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark