Sa persona janë të shpallur si "non grata", Ambasada e SHBA-së i përgjigjet Berishës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa persona janë të shpallur si “non grata”, Ambasada e SHBA-së i përgjigjet Berishës

    Insajderi
    16 December 2021 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e SHBA ka publikuar të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat e shpallur “non grata” nga Amerika.

    Në një raport të publikuar bëhet me dije se numri i personave të shpallur “non grata”, kryesisht për korrupsion është mbi 200. Ndërkohë, në këtë raport theksohet se nuk ka asnjë kthim vendimi apo falje për personat e shpallur non grata.

    Publikimi i këtyre shifrave, mesa duket është një përgjigje për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohe më parë.

    Ky qendrimi ambasadës vjen pak ditë pasi vetë Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit rishikim të vendimit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

    Nxjerrja e shifrave i jep përgjigjen e qartë Berishës, se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të vendimit të shpallur ndaj tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark