
Policia e Kosovës dhe Doganës disa muaj më parë është përfshirë në një aksion për antikontrabandë. Aksioni u zhvillua në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Një aksion i tillë u kundërshtua nga banorët serb, ku policia u detyrua të përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, shkruan gazeta Insajderi.
Policia e Kosovës aksionin për kontrollet e nisi me urdhër të autoriteteve.
Por një proces i tillë u pengua nga Inspektori i Rajonit të Mitrovicës, Srecko Sofronijevic.
Ndaj zyrtarit Sofronijevic, është bërë kërkesë që të fillohet procedura disiplinore nga udhëheqësi i Divizionit për Kordimin, Nexhat Fazliu.
Ky i fundit përmes kësaj kërkese ka bërë thirrje që të filloj procedura disiplinore menjëhere.
Për zyrtarin Sofronijevic pati ankesa edhe për mos respektimin e orarit të punës.