
Aktori i njohur hollywoodian dhe ish guvernatori i shtetit federal amerikan Kalifornia, Arnold Schwarzenegger është dekoruar në Paris me Medaljen e Nderit të Francës.
Ai është dekoruar në pallatin Elysee në Paris me çka këtij akti i parapriu edhe forografimi i përbashkët i Schwarzenegger-it me presidentin francez François Hollande. Pas kësaj Hollande i dha Medaljen e Nderit aktorit austriako-amerikan.
Arnold Schwarzenegger është aktor austriako-amerikan i filmit, politikan dhe body builder ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2011 guvernator i shtetit federal amerikan Kalifornia.
Ai ka qenë një nga aktorët më të popullarizuar i filmave, posaçërisht në fushën e zhanrit aksion, në vitet e 80-ta dhe të 90-ta të shekullit 20 ndërsa më i njohur është me rolin si Cyborg termintor në filmin e njëjtë, njofton AA.
Si body builder ka fituar pesë tituj Mr. Universe dhe gjithsej shtatë tituj Mr. Olympia, nga të cilët gjashtë në periudhën 1970-1975 dhe është shpallur si njeriu më estetik proporcional në botë në vitin 1980. Pothuaj se tërë dekadën ka dominuar skenën e body building-ut.
Në fillim të viteve të 90-ta fitoi një reputacion të madh me filmat aksion si Terminator 2, Dita e gjykimit (1991) dhe Gënjeshtra e vërtetë (1994)./Insajderi.com