Sheholli paralajmëron se SHBA-të do të publikojnë emra të tjerë në listën e zezë – përmend figura kyç të pushteti në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sheholli paralajmëron se SHBA-të do të publikojnë emra të tjerë në listën e zezë – përmend figura kyç të pushteti në Serbi

    Insajderi
    19 December 2021 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Sheholli drejton Institutin për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike. Gjatë është marrë edhe me Veriun, dhe edhe për InDoks ka dhënë qëndrimet e tij për strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.

    Ai ka përshëndetur vendimin e marrë nga departamenti amerikan për futjen në listë të zezë të kriminelëve nga veriu.

    “Është për tu përshëndetur që herët sa më kujtohet mu në vitin 2019-të, Insajderi më konkretisht Indoksi e ka bërë një emision kushtuar këtyre çështjeve për të cilat tash po flasim, e të cilat janë bë prioritet I prioriteteve në Ballkan, pikërisht për listën e zezë”, tha ai.

    Listën e zezë të SHBA-ve që goditi njerëzit e botës së krimit, por që janë ngushtë të lidhur me politikën në Kosovë, me theks të veçantë me partinë parlamentare, Lista Serbe, e sheh si hap të rëndësishëm në favor të autoriteteve ligj-zbatuese të Kosovës.

    Ai më shumë përqendrohet se çfarë ndikimi do të ketë kjo listë në Beograd, epiqendra prej ku dirigjohet Lista Serbe.

    “Profili i atyre njerëzve të cilët tashmë po dihet publikisht, sepse lista e zezë e SHBA-ve e cila po bëhet publike në mediumet e ndryshme botërore për Serbi ka të bëjë me profilizimin e njerëzve të cilët ka vite të tëra që janë nën hetime dhe nën përcjellje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të presidentit Vuçiq, vëllai i tij, ministri i Financës pastaj ish-kryeparlamentarja, Maja Gojkoviq, vëllezërit Veselinoviq pastaj ish-zëvendëskryeministri i Qeveri së Serbisë, Rasim Lajç edhe shumë të tjerë, disa kumbarë të Vuçiqit edhe Aleksandër Vulin, ministri i Punëve të Brendshme dhe shumë, 100 prokurorë dhe gjykatës të sistemit të Drejtësisë do të gjenden në atë listë”.

    “…bile nëse i patë deklaratat e fundit të emisarit Special për Ballkan të SHBA-ve, Gabriel Eskobar ai e ripohojë këtë dhe tha se lista do të jetë shumë e gjatë edhe për Kosovën, mirëpo tash ndoshta do të ishte mirë që emrat po i dimë se këtë listë për të cilën po flasim ne”, deklaron Sheholli për InDoks.

    Po për efektin që do të ketë në Serbi lista e zeze e biznesmenëve në Veri dhe të tjerë, Sheholli numëron tri arsye pse ajo ka këtë përmbajtje.

    “1)Aleksandër Vuçiq e ka në tavolinën e tij, ajo i ka shku dhe e ka bo publike një prej oponentëve të tij në opozitë, Vuk Jeremiq që është i njoftuar për këtë listë të zezë dhe ai para dy dite e ka bo publike dhe ka thënë e kam marrë një listë jo-formale nga Ambasada e SHBA-ve që do të thotë është i informuar për emrat të cilët janë pohuar por tash nëse pak e themi këtë arsyen pse po gjinden këta njerëz sa i përket relacioneve me Kosovën janë tri çështje shumë me rëndësi që duhet të përmenden”.

    “2)Nëse ju kujtohet disa senatorë amerikanë kanë qenë të Vuçiq dhe e kanë kërkuar që të zbardhë dhe të arrestohen njerëzit që lidhen me vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe ai ka dhënë premtime që këtë çështje do ta bëjë, njëri prej tyre i cili drejtpërdrejt akuzohet nga SHBA-të si njeri i përfshirë është Goran Radasaloviq I njohur si komandant guri, i cili fatkeqësisht është anëtarë i Këshillit Qendror të vet Vuçiqit prandaj kjo do të jetë një prej arsyeve që Amerika, për ata që nuk i mbajnë premtimet sillet në këtë formë sepse kemi të bëjmë me njerëz të vrarë”

    “3) deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman e ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme në Senatin amerikan, për përdhunimin e femrave shqiptare gjatë kohës së luftës në Kosovës dhe edhe për këtë çështje z.Vuçiq ka dhënë premtim, do të ndërmerr hapa të çështjeve që kanë të bëjnë me këtë aspekt dhe nuk ka bërë asgjë prandaj Amerika nuk ta falë këtë çështje dhe ajo që është për opinion më shumë nuk është shume e dijshme edhe pse është përmend ka shumë serbë të cilët kanë dashur që të tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve në Serbi dhe të cilët Serbia dhe jo vetëm Serbia por edhe njerëz të krimit të organizuar në Serbi kanë bërë përpjekje të vazhdueshme qe t’ia mbyllin gojën atyre njerëzve dhe t’ua mbyllin gojën që të mos tregojnë se ku ndodhen varrezat masive të shqiptarëve nëpër Serbi dhe deri tek kjo e dhënë te ky informacion kanë ardhë SHBA-të”.

    InDoks | #BlackList Kosova – Mafia e Veriut (II) – Dokumentari i plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark