17 rrefugjatë dhe migrantë të vdekur vetëm brenda një muaji pasi tentuan që përmes Serbisë të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    17 rrefugjatë dhe migrantë të vdekur vetëm brenda një muaji pasi tentuan që përmes Serbisë të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian

    Insajderi
    17 December 2021 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm brenda një muaji, kanë humbur jetën 17 rrefugjatë dhe migrantë të cilët kishin tentuar që përmes Serbisë të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

    Kështu është shprehur komisari serb për Refugjatë dhe Migrantë, Vlladimir Cuciq.

    Fatkeqësia e fundit shënoi katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

    E gjitha kjo ndodhi më datë 13 dhjetor në Hungari pranë kufirit me Serbi pasi që ngasësi i një automjeti me targa serbe të mbushur me emigrantë dhe refugjatë nuk pranoj ti nënshtrohej kontrollave policore dhe si pasojë e kësaj u aksidentua.

    Paraprakisht, tre të mitur vdiqën dhe 19 persona u lënduan në muajin nëntor, edhe kjo si pasojë e një aksidenti me mjetin i cili po transportonte viktimat.

    “Kur shihni numrin e të vdekurve është krejtësisht e qartë sesa dëshpëruese është dëshira e tyre për të vazhduar rrugën”, shtoi Cuciq para gazetarëve.

    Sipas tij, numri i të lënduarve të cilët pësojnë nga Policia kufitare e shteteve në të cilat ata tentojë të hyjnë ka rënë.

    “Njerëzit, të cilëve në këtë apo atë mënyrë u pamundësohet kalimi i kufirit janë përditshmëri. Aktualisht janë rreth 40 të cilët kanë lëndime serioze të shkaktuara gjatë tentimit për të kaluar kufirin, por është shifër shumë më e vogël nga më herët”, shtoi Cuciq.

    Ai tha se njerëzit të cilët tentojnë më së shpeshti të kalojnë kufijtë mes të Serbisë dhe Hungarisë, Rumanisë apo Kroacisë janë nga Afganistani dhe Siria.

    Më 10 nëntor, në Serbi u arrestuan shtatë persona nën akuza për trafikim të qenieve njerëzore. Në shtator u arrestuan pesë nën dyshimin që për 6 mijë deri në 10 mijë euro ndihmuan së paku 15 migrantë të kalojnë nga territori i Serbisë në Kroaci dhe tutje në Austri e Gjermani.

    Në gusht u arrestuan katër nën dyshimin që me migrantë, kaluan kufirin ilegalisht.

    Që nga fillimi i krizës me migrantë në vitin 2015, nëpërmes Serbisë, sipas të dhënave të Komisariatit për Refugjatë, kaluan më shumë se 1 milion njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark