Xhabir Hamiti: Sulmet terroriste janë të pajustifikueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhabir Hamiti: Sulmet terroriste janë të pajustifikueshme

    Insajderi
    23 March 2016 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti, ka thënë se sulmet e terrorit qe kanë ndodhur kohët e fundit, përfshirë ato në Bruksel dhe Turqi, janë të pajustifikueshme.

    “Pamjet e muajve dhe ditëve të fundit, të njëpasnjëshme të terrorit ndaj njerëzve të pafajshëm e në pabesi, duke përfshirë gra e fëmijë si dhe kalimtar të rastit, siç ishte edhe terrori i djeshëm në Bruksel pas atyre të Turqisë, për çfarëdo kauze që ato mund të shtyhen e bëhen, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe asnjë normë njerëzore, e aq më pak kur ato bëhen në emër të Zotit”, ka thënë ai.

    Sipas tij, “bota e arsyeshme […]duhet të ulet dhe mendoj seriozisht për të bërë gjithçka që është e mundur në parandalimin e akteve të tilla barbare, të cilat rrisin urrejtjen racore dhe fetare në Evropë dhe më gjerë, epilogu i të cilave do të ishte i dhimbshëm për të gjithë dhe pa dallim.”

    Këto komente ai i ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook, vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Bruskel ku humbën jetën dhjetëra persona dhe shumë të tjera u lënduan.

    “Individualisht dhe kolektivisht duhet të angazhohemi në maksimum për ruajtjen e fëmijëve tanë që të mos bien pre e grupeve të tilla ideologjike trushpërlarëse , të cilat më së paku kanë të bëjnë me fenë dhe Zotin ! Mënyra më e mirë preventivës së rrëshqitjes fëmijëve dhe të rinjve tanë në këtë katrahurë është edukimi dhe informimi i drejtë për të mos instrumentalizuar në asnjë formë indoktrinimin fetar në dëm të tjetrit”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark