Berisha: Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores

    Insajderi
    18 December 2021 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berishës thotë se sot do të jetë referendumi i lirisë, shpresës e fitores. Ai ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë për këtë.

    “Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë”, ka shkruar Berisha.

    Partia Demokratike dhe demokratët përjetojnë sot një tjetër zhvillim në historinë e krijimit të saj. Pas përplasjeve brenda radhëve të saj, anëtarësia dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike përballen sot mes Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit për shkarkimin e tij. Delegatët e Kuvendit të mbledhur në 11 dhjetor votuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie dhe që prej mëngjesit të sotëm anëtarët janë ftuar të ratifikojnë vendimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark