Basha godet Berishën: Bëri sikur iku, ai nuk e ka me mua por me ShBA-të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha godet Berishën: Bëri sikur iku, ai nuk e ka me mua por me ShBA-të

    Insajderi
    18 December 2021 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, është duke mbajtur Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, ka thënë se ish-kryetari i PD-së Sali Berisha në 2013 u bë sikurse iku por që në fakt nuk iku kurrë.

    Basha u shpreh edhe se Berisha nuk e ka problemin me të e as me PD-në por me Shtet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

    “Kriza që po përjeton këto muaj Partia Demokratike shpërtheu në datë 9 shtator, pas vendimit tim për pezullimin e Sali e Berishës. Por kjo krizë nuk lindi atë ditë, ajo ka një parahistori që lidhet me raportin e Sali Berishës me Partinë Demokratike, të cilën e konsideron pronë private, me bashkautorët e tij të cilët i konsideron kukulla, me demokratët e thjeshtë të cilët po tregon se i konsideron numërorë topi për interesat e hallet e tij”.

    “Kjo krizë shpërtheu ditën kur unë mora vendimin. Xhindosja e tij zbuloi të vërtetën e hidhur se Sali Berisha bëri sikur iku në vitin 2013, por në fakt nuk iku kurrë. Kjo krizë zbuloi gjithashtu se xhindosja e tij nuk është me Partinë Demokratike, nuk është me mua, që jam pengesa që ai ta kthejë atë në një bunker kundër aleatit strategjik të shqiptarëve dhe kundër interesave të demokratëve, por xhindosjen e ka me SHBA-të”, tha Basha. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark