Rama godet Berishën: Nuk kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama godet Berishën: Nuk kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike

    Insajderi
    18 December 2021 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edi Rama e mënjanoi sërish veten nga përplasja e brendshme e Partisë Demokratike.

    “Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, shkroi ai.

    Reagimi i Kryeministrit pasoi akuzën e Sali Berishës se Lulzim Basha po mbrohej nga policia e shtetit, forcat speciale të saj.

    Ai drejtoi gishtin drejtpërdrejt nga Edi Rama, të cilin e quajti pengmarrës të Lulzim Bashës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark