Zv. drejtori i burgut flet pas vdekjes së shqiptarit në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv. drejtori i burgut flet pas vdekjes së shqiptarit në burg

    Insajderi
    19 December 2021 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i dënuar shqiptar i sëmurë ndërroi jetë në qeli në një burg në Maqedoninë e Veriut.

    Zv. drejtori i burgut, Femi Jonuzi, Azbi Kaba, deklaroi se atij i ishte dhënë ndihma mjekësore.

    Sipas Jonuzit, shqiptari ishte dërguar disa herë në spital dhe çdo ditë i jepej ndihmë, ndërsa theksoi se i ishte dërguar edhe kërkesë gjykatës për ta liruar, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria.

    “Jemi munduar, e kemi njoftuar gjykatën që t’i ndërpritej dënimi dhe Gjykata solli vendimin, por u ankua prokurori dhe ende nuk kemi përgjigje. Është dërguar në spital, me udhëzim të mjekut të burgut dhe çdo ditë i është dhënë ndihma e shpejtë për t’i bërë trajtim. Edhe dje ka qenë në spital dhe pasi e kanë sjellë në burg, rreth mesnatës ka ndërruar jetë. E kemi dërguar në spital me dhjetëra herë për mjekim. Ishte dënuar me 7 vite. Kushtet në burg janë të njëjta si për të gjithë të burgosurit në këtë burg. Ne i bëmë përpjekjet që ai të lirohej dhe Gjykata e dha vendimin për ndërprerjen e dënimit, por pas ankesës së prokurorisë, nuk na erdhi më përgjigje dhe nuk u lirua. Kemi komunikuar edhe me konsullin shqiptar, e kemi vizituar”, tha ai.

    Pretendimet e zv.drejtorit të burgut i kundërshtojnë të burgosur në Idrizov, të cilët shkruajnë në ‘Report Tv’ se 47-vjeçarit nuk i është dhënë asnjë ndihmë mjekësore. Sipas tyre, është e vërtet që ishte bërë kërkesë për lirimin nga qelia të Azbi Kabës, por se atij i mungonte kujdesi mjekësor dhe nuk ishte dërguar në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark