Shtrëngim masash për festa? Flasin nga ministria e shëndetësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrëngim masash për festa? Flasin nga ministria e shëndetësisë

    Insajderi
    20 December 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Kuvendi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se po vlerësohet situata pandemike në Shqipëri dhe ka paralajmëruar se mund të ketë masa për festat e fundvitit.

    “Jemi para festave kur padyshim presim të rriten shkëmbimet ndërveprimet dhe është një situatë sa delikate po ashtu dhe fluide, ndaj ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë këtë situatë për masat që do të nevojiten, për mbrojtje. Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratë dhe supermarkete duhet të paraqesin kartën e vaksinimit atë të shërimit ose antigenin çdo 8 ditë. Jemi duke vlerësuar situatën dhe po vijojmë me investimet”, tha Manastirliu./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark